Arben Malaj intevistë (13 Gusht 1999)


Arben Malaj intevistë (13 Gusht 1999)

09:31 13/08/1999

Kryeministri Majko po abuzon me pushtetin për t’u zgjedhur Kryetar i PS në Kongres. Ish kryefinancieri Malaj ka renditur sot abuzimet e Majkos duke marrë shkas nga takimi i tij në zyrat e Kryeministrisë me kryetarët e degëve të PS në rrethe.

Arben Malaj: Duhet thënë saktësisht që nuk janë sekretarët e rretheve ose kryetarët e partisë në rrethe ata që i kërkuan Majkos t’i priste në zyrën e tij, por është Majko ai që i ka pritur në zyra duke lënë dhe një mesazh të keq të partisë-shtet. Ne kemi protestuar për kreditë politike te strehimit që Majko aplikoi. Ne kemi protestuar për premtimet bosh të Kryeministrit kur thotë që do fus në punë gratë e policëve, kur nuk ka më ndërmarrje shtetërore, kur thotë do jap kredi për policët, kur akoma ka dhënë kredi vetëm për deputetët. Elementi i fundit abuziv është elementi i bursave në dorë të Kryeministrit që ne si Qeveri dhe vetë ish Kryeministri Nano e ka hequr këtë kompetencë pikërisht për të krijuar një hapësirë të re dhe jo për të përqëndruar pushtet dhe për të shfrytëzuar pushtet./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme