Arben Malaj intervistë (24 Tetor 1999)
Gazetarja: Zoti Malaj e ndjeni veten të humbur pas ballafaqimit të djeshëm me zotin Dokle?
Arben Malaj: Jo. Të konkurosh do të thotë të shprehësh një dëshirë për t’i dhënë kontribut maksimal forcës tënde politike, kështu që nuk besoj se ka të humbur, por ka vetëm përzgjedhje midis individëve për të treguar kontribute konkrete.
Gazetarja: C’mund të na thoni për balancën që është krijuar në kryesinë e PS si dhe në drejtimin e saj?
Arben Malaj: Unë besoj se pas krijimit të gjithë strukturave në PS, KPD, Kryesi, nuk do të vazhdohet më në rrugën e ndarjes por do të ketë një kompromis të detyruar sepse dhe përgjegjesitë politike janë të mëdha.
Gazetarja: Mendoni se zoti Majko duhet të ndjejë të drejtën morale që të kërkojë votëbesimin e Qeverisë së tij në KPD?
Arben Malaj: Ai ka një detyrim qytetar por ka dhe një detyrim politik për të rritur moralin në qeverisje dhe morali në qeverisje vjen gjithmonë ndërmjet votëbesimeve politike para votëbesimeve parlamentare. /tvklan.al