Arben Malaj: Na vranë studentin e drejtësisë
Ish deputeti dhe rektori i një universiteti privat Arben Malaj ka reaguar lidhur me vrasjen e Marvi Mihali. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Malaja shpreh ngushëllimet për vdekjen e 22 vjeçarit, i cili ka qenë student në Fakultetin ku Malaj është dekan.
Statusi
Të dashur kolegë, kemi marr një lajm tronditës. Dje është vrarë në mënyrë tragjike studenti ynë i fakulteti të Drejtësisë Marvi Mihali. Me shpirtin e vrarë nga ky lajm tronditës, stafi akademik dhe studentët e Luarasit ndodhemi sot pranë prindërve , miqve dhe kolegeve të Marvit. Zoti ju dhënte forcë dhe kuraja prindërve të tij! U prehtë në paqe Marvi ynë i dashur.. Arbeni
/tvklan.al