Arben Malaj nuk largohet nga qeveria Nano (10 Shtator 1998)
Ministri i Financave Arben Malaj ka hedhur poshtë hipotezat e shtypit se ai mund të largohet nga qeveria Nano. Malaj rishfaqet në mbledhjen e qeverisë ku u diskutua për transparencën e firmave piramidale si dhe në takimin me bankierët e huaj dhe vendas ku këta të fundit i kanë kërkuar ministrit që të paraqesë projekte konkrete, për shtrirjen e kreditimit bankar përtej zonës Tiranë – Durrës. Ata gjithashtu i kanë shprehur dhe pasiguritë për investimet dhe lëvizjet e parave në Shqipëri.
Pamje ministri i Financave Arben Malaj në takim me bankierë të huaj dhe vendas, pamje bankieri Ardian Fullani./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame