Arben Rakipi dhe dosja antikorrupsion (2 Dhjetor 1999)


Arben Rakipi dhe dosja antikorrupsion (2 Dhjetor 1999)

14:33 02/12/1999

Prokuroria e Përgjithshme do të dërgojë brenda disa ditësh në Gjykatë, dosjen e parë antikorrupsion. Kryeprokurori Arben Rakipi ka pohuar para komisionit parlamentar të ligjeve se deri tani nga hetimet e Prokurorisë kanë rezultuar të implikuar në përfitime nga organizimi i tenderave në disa Ministri, pjesëtarë të komisioneve të tenderave.

Sipas Rakipit asnjë nga ministrat e përfolur, përfshirë Ministrin e Mbrojtes Hajdaraga, nga hetimet e deritanishme nuk kanë rezultuar të implikuar në vjedhjet nga tenderat. Hetimet do të vazhdojnë ka thënë Rakipi i cili ka mohuar konfliktet me Kryeministrin apo vartësit e tij./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme