Arben Rakipi intevistë (29 Mars 1999)
Intervistë me Kryeprokurorin Arben Rakipi.
Arben Rakipi: Me iniciativë kam hyrë në kontakte me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës e cila heton krimet e luftës në Jugosllavi dhe nisur nga situata që është krijuar ditët e fundit kam ofruar ndihmën e Prokurorisë Shqiptare për të plotësuar hetimin që ata po zhvillojnë. Kontaktet e mia kanë konsistuar deri më sot në shkruarjen e një letre për ta, ku siç thashë i kam afruar ndihmën shqiptare, njëkohësisht i kam bërë të njohur që kemi grumbulluar mjaft evidenca dhe intervista lidhur me atë çka po ndodh në Kosovë. Njëkohësisht vë në dispozicion të gjithë
mjetet dhe mjaft prokurorë shqiptarë nëqoftëse do të jetë e nevojshme për t’u kompletuar një hetim të tillë. Njëkohësisht janë udhëzuar prokurorët e rretheve Kukës, Tropojë, Dibër, dhe njëkohësisht të gjithë ata prokurorë në rrethet e të cilëve do shkojnë të vendosen njerëzit të ardhur nga Kosova, të mund të marrin prej tyre të dhëna të sakta dhe intervista për atë çka po ndodh në Kosovë. Ky depërtim masiv i dhunshëm i popullsisë kosovare atje përbën një element të qartë të genocidit që mbi ta po ushtrohet në Serbi. Njëkohësisht vrasjet masive të ndodhura ndër popullsinë civile them se do të jenë mjaft të qarta të përshkruara në ato çfarë ne kemi kërkuar dhe çfarë kemi grumbulluar deri tani. Dhe besoj se njëkohësisht do të përbëjë një provë tepër të rëndësishme për Prokurorët dhe Gjyqtarët e Hagës që të mund të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët e kësaj tragjedie që po luhet në kurrizin e shqiptarëve të Kosovës. Them se është detyra jonë nuk mund të qëndrojmë pa vepruar në këto raste, sepse vëllezërit tanë në Kosovë, po persekutohen dhe mendoj se sëbashku me të gjithë ata që duan të drejtën dhe drejtësinë mund t’ia arrijmë qëllimit.
Gazetarja: Kur do t’i beni prezente faktet tuaja në Hagë?
Arben Rakipi: Siç thashë unë kam urdhëruar prokurorët e rretheve kufitare njëkohësisht edhe ata tek të cilët do shkojnë njerëzit e ardhur nga Kosova. Besoj se ky proces do të mund të zgjasë disa ditë dhe pas disa ditësh them se do të jetë krejtësisht e plotësuar detyra, të pakten nga ana jonë ajo detyrë që ne kemi marrë përsipër. Me këtë rast do të doja t’u kërkoja një të mirë të gjithë televizioneve private shqiptare të mund të përgatisin dhe të na paraqisin edhe neve kaseta me intervista dhe të dhëna që ata marrin nga njerëzit, për të bërë të mundur që çdo gjë të jetë e dokumentuar dhe të jetë e vlefshme si të thuash dhe për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës./tvklan.al