Arbër Qelimi – (23 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gazetari:- “Zoti Arbër cili është shkaku që një pjesë e popullsisë në Kukës po lëviz nga zonat e banimit?
Arbër Qelimi:- “Të bësh të pa diturin për këto probleme taniështë e pamundur. Fakti që forcat serbe po rrehojnë kufirin me të gjitha llojet e armatimit dhe mjeteve dhe efektivave të tyre milicore apo ushtarake është një lloj kërcënimi që ata po i bëjnë vendit tonë”.
Gazetari:- Pse pikërisht në zonën e Kukësit dhe jo në zon të tjera Tropojë apo rrethe të tjera që janë kufitare.
Arbër Qelimi:- “Vetëpërqëndrimi i forcave serbe tregon se zona e Kukësit është zona më e kërcënuar”.
Gazetari:- Përsa i përket masave që ka marrë ushtria shqiptare është në gjendje që të përballoj një sulm të mundshëm?
Arbër Qelimi:- “Komisioni i mbrojtjes e ka ndjekur në vështirësi këtë problem, por do të thosha që ky është një problem i cili ka shqetësuar nivele shumë më të larta që nga presidenti i republikës, kryeministri, të cilët po inspektojnë këto zona, po marrin masa, po vënë detyra dhe po ndjekin zbatimin e detyrave”.
Gazetari:- Po përsa i përket gjendjes së vendstrehimeve apo mjeteve ushtarake, janë në gjendje të pëerballojnë në sulm të mundshëm?
Arbër Qelimi:- “Problemi është më kompleks se kaq se pastrami i vendstrehimeve. Mendoj se shqiptari i asaj zone e ka gjetur pozicionin e vetë për mbrojtjen e kufjve. Në momente të tilla patrotizmi dhe ndjenja e shqiptarit është më e lartë se çdo lloj ndjenje tjetër./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame