Arbitrazhi Sportiv: Skënderbeu 1 vit jashtë kupave të Europës


Arbitrazhi Sportiv: Skënderbeu 1 vit jashtë kupave të Europës

14:42 06/07/2016

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për të pezulluar me një vit, skuadrën Skënderbeut nga kupat e Europës.

CAS ka vendosur që Kampionët e Shqipërisë të përjashtohen, pavarësisht se skuandra mori pjesë në shorteun për raundin e dytë të UEFA Champions League.

vendim

Në fillim të Qershorit Komisioni i Disiplinës së UEFA -s, pezulloi Skënderbeun për 1 vit nga kupat e Europës me akuzën se janë përfshirë në trukime në ndeshje të kampionatit dhe aktivitetet ndërkombëtare.

Klubi korçar apeloi vendimin në CAS, por kjo e fundit ditën e sotme i ka dhënë të drejtë UEFA-s./tvklan.al

 





Të ngjashme