Ardhje të tjera refugjatësh në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” (30 Maj 1999)


Ardhje të tjera refugjatësh në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” (30 Maj 1999)

13:35 30/05/1999

Dje në Pallatin e Sportit kanë mbërritur 147 familjarë kosovarë. Me ardhjen e tyre numri i të ardhurve në Prefekturën e Tiranës ka arritur në 114 mijë vetë. Sipas informacioneve nga Prefektura 94 mijë janë sistemuar nëpër familje dhe të tjerët nëpër kampe.

Pallati i Sportit duket se do të boshatiset atëherë kur të gjithë kosovarët të kthehen në vatrat e tyre. Ardhjet e fundit kanë vështirësuar kushtet për fjetje. Tek shumica e të ardhurve mungojnë dyshekët dhe ankesat vazhdojnë. Është rritur ndërgjegjësimi tek të ardhurit për më shumë higjene. Ambjentet e brendshme pastrohen nga vajzat kosovare./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme