Ardian Çapja mohon atentatin
“Nuk më sulmon njeri në shtëpinë time”
55-vjeçari i plagosur një ditë më parë në Elbasan, Ardian Çapja ka mohuar në polici atentatin.
Ai është marrë në pyetje mbrëmjen e kaluar nga policia dhe ka deklaruar se nuk mund ta sulmojë njeri në shtëpinë e tij.
Çapja i ka qëndruar versionit të parë të familjarëve të tij, sipas të cilëve ai është plagosur me një hekur në shpatull.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar rreth 20 persona për ngjarjen. Filmimet e siguruara nga policia tregojnë se në atentat morën pjesë 5 persona, të cilët janë filmuar kur kanë djegur makinën me të cilën lëviznin.
Tv Klan