Ardian Faja raporton vizitën e Presidentit Mejdani në Rumani (6 Dhjetor 1999)
Sot paradite Presidenti Mejdani i shoqëruar nga Nënkryetari i Parlamentit Dokle si dhe Ministrat Milo, Poçi e Xhuveli, nisi vizitën e tij të parë zyrtare me ftesë të homologut të tij rumun Emil Kostandinevsku. Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e bujqësisë dhe një në atë të rendit shënoi dhe konkretizimin e kësaj vizite. Pritja ceremoniale organizuar në sheshin “Marinevsku” në Pallatin Presidencial shënoi fillimin e axhendës së takimeve. Pas takimit kokë më kokë mes dy presidentëve nisi dhe takimi zyrtar mes dy delegacioneve.
Dy Presidentët në fund dhanë një konferencë për shtyp ku ndër të tjera Mejdani theksoi mundësi të reja të bashkëpunimit. U ra dakort të lidhen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, u kërkua riaktivizimi i komisioneve ekonomike të përbashkëta dhe u diskutua për liberalizim të vizave për kategori të caktuara, ku Presidenti Rumun pranoi të diskutohej më hollësisht në të ardhmen. Nga të dy Presidentët u vlerësua bashkëpunimi i policive të dy vendeve në luftë kundër trafikut të drogës, prostitucionit dhe trafikimit. U vlerësua bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes, arsimit, kulturës e bujqësisë. Delegacioni ynë vazhdon vizitën në Rumani./tvklan.al
Gazetar: Ardian Faja