Ardian Fullani: Vlera e lekut është në nivele mjaft të balancuara
Autori: Blendi Fevziu
23:14 05/03/2012Në emisionin “Opinion” këtë mbrëmje ka qenë i ftuar, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas tij, ekonomia shqiptare ka kursyer në vite dhe ka ka një tendencë në përgjithësi kursimi. Fillimisht, Guvernatori shprehet se leku ka qenë stabël gjatë këtyre viteve.
“Po të shohësh vlerën e lekut, ajo është në nivele mjaft të balancuara. Është një grafik për t’u impresionuar do të thoja, që në 20 vitet e fundit, Shqipëria ka pasur një lëvizje në vlerën e saj nominale si kurs këmbimi fleksibël, 10 deri 13%. Dhe ajo që ndodhi gjatë krizës, unë mendoj se ishte e domosdoshme, ishte një korrektim i domosdoshëm, i cili i solli vlerat më afër realitetit”./tvklan.al