Ardit Gjebrea, festivali “Kënga Magjike” – (13 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kënga Magjike ‘99 është Festivali më i ri muzikor në Shqipëri. Ardit Gjebrea ideatori dhe drejtuesi i këtij projekti që e ngre siparin nesër në mbrëmje ka zbuluar të rejat e festivalit në një konferencë për shtyp. Sipas tij ky festival do të zhvillohet në tre netë në të cilat do të këndohen 30 këngët e përfshira në listën e hartuara që në Shkurt të këtij viti.
Në këtë festival do të rishfaqen dhe shumë përsonazhe disi të harruara nga publiku ynë i muzikës së lehtë si Gaqo Çako, Tonin Tërshana, Anita Take etj. Ky spektakël do ti ofroj publikut shumë të reja ndër më kryesoret e të cilave janë: çdo artist e ka zgjedhur vetë këngën me të cilën do të prezantohet, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.
Fituesin e Festivalit nuk do e zgjedhë juria siç ka ndodhur në spektaklet e tjera por vetë pjesmarrësit pa të drejtë votimi për veten e tyre. Festivali do ketë 9 çmime kryesore me një vlerë të përgjithshme 15 milion lekë. Në natën e fundit nuk do të këndohen këngët më të mira 9 fitueset në një spektakël, që sipas gjebresë pretendohet të jetë një aktivitet që do ta pasuroj kulturën shqiptare./tvklan.al