Arena Kombëtare humb garën për Superkupën e Europës 2020
Arena Kombëtare nuk arriti të marrë të drejtën e mikpritjes së finales së Superkupës së Europës 2020.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zgjodhi në mbledhjen e së enjtes stadiumin e Portos me kapacitet 50 mijë vende. Në këtë stadium janë zhvilluar edhe ndeshje të Euro 2004.
Stadiumi i ri i Tiranës që është ende në ndërtim kandidoi edhe për finalen e 2019, por edhe në atë rast nuk arriti të marrë organizimin.
Tv Klan