“Arena Kombëtare”, Paloka letër Ramës: Bëj transparencë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama si dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, ku kërkohet transparence në lidhje me projektin e stadiumit “Qemal Stafa”.
Në letrën e tij, Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë;1-Projektin e miratuar nga KKT
2-Kontratën e partneritetit publik-privat
3-Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qëndrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit
4-Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese
5-Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti.
Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët./tvklan.al