Argjentina kualifikohet me vuajtje


Argjentina kualifikohet me vuajtje

12:51 27/06/2018

Më në fund kaloi.

Me gjithë vuajtjet e mundshme, Argjentina u klasifikua për në të tetat e finaleve të Botërorit. Kombëtarja latine fitoi me Nigerinë, falë golave të Lionel Messi-t dhe Marcos Rojo.

"Nuk do të ishte e drejtë të mos kualifikoheshim, sepse kemi luftuar shumë. Vuajtëm shumë këto ditë. Po rritej ankthi, nervozizmi dhe koha kalonte shpejt. Kjo është arsyeja pse shtuam sulmet. Donim të shënonim me çdo kusht".

Në fakt, ankthi u përjetua edhe në tribuna.

Pas festimit të golit të Messi-t, Diego Maradona e përjetoi me intensitet pjesën e parë të ndeshjes, aq sa nuk u ndje mirë dhe u vizitua nga një prej mjekëve të stadiumit. Me vonë ai postoi në Facebook se ndjehet mirë dhe se nuk ka shqetësime.

Në të tetat e finaleve do të kenë përballë Francën e Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé. Është një rival i komplikuar.

"Kanë individë shumë të mirë. Mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues të shpejtë. Disa prej tyre i kam shokë dhe i njoh mirë. Pa dyshim do të jetë një ndeshje shumë e fortë".

Për herë të parë Franca dhe Argjentina janë ndeshur në botërorin e 1930. Në çerekfinale, Leo Messi do të përballet ose me shokun e tij Luis Suarez, ose me rivalin e tij Cristiano Ronaldo në varësi se cila skuadër do të kualifikohet, Uruguaj apo Portugalia.

Tv Klan





Të ngjashme