Argjentina tre ditë zi kombëtare
Edhe Napoli do t’i vendosë stadiumit emrin e Diego Maradonës
Një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit botëror, Maradona ndodhej në shtëpi ku përpiqej të tejkalonte në problem shëndetësor që kishte detyruar mjekët të bënin një ndërhyrje në kokë, por nuk ia doli.
Kjo ishte nxehja e famshme dhe mitike e atij që konsiderohet nga shumë njerëz, si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Maradona vallëzoi me një top, duke u argëtuar dhe duke treguar talentin që zotëronin venat e tij. Moment që do të mbahet mend gjatë, ashtu siç edhe golat legjendarë me Argjentinën, Barcelonën dhe Napolin, pasi sot, bota e futbollit nuk është më si më parë.
Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës ka pikëlluar këdo anembanë botës, por dhimbjet më të mëdha janë ndjerë në Argjentinë dhe në qytetin italian të Napolit, aty ku Maradona cilësohej një zot. Në Argjentinë, zia do të zgjasë 3 ditë, por natyrisht dhimbja do të jetë më e gjatë se kaq.
Lotët nuk u kursyen as në studiot televizive, me ish-shokun e tij të skuadrës, Horge Valdano që nuk mundi të pranojë lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës.
E gjithë bota e sportit u solidarizua dhe dërgoi mesazhe ngushëllimi për “El Pide d’Oro”, ndërsa Napoli mendoi ta përjetësonte emrin e tij. Skuadra jugore do t’i luajë tashmë ndeshjet si pritëse në “impiantin e zotit”, pasi stadiumi do të njihet si “Diego Armando Maradona”.
Maradona nuk është më, por jeton në zemrat tona, ashtu siç jeton një kampion si ai!
Klan Plus