12:30 28/12/2013Papa Françesku është një tifoz i futbollit. Në rinine e tij ka ndjekur ekipin e San Lorenzo, ndërsa vazhdimisht pret personazhe të këtij sporti popullor. Por tani ka një ekip të tijin, ose më saktë një ekip që mban emrin e tij. Club Deportivo Papa Fransisco quhet skuadra e themeluar në Argjentinë dhe fanela ka ngjyrat e flamurit të Vatikanit. Presidenti i ekipit Jorge Ramirez ka sqaruar se ideja e emrit Club Deportivo Papa Fransisco i lindi kur po ndiqte në televizor vizitën e Shenjtërisë së Tij në Rio de Zhaneiro. Ekipi i cili përbëhet nga të rinj të qytezës së San Francisco Solano është rregjistuar në Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe do të marrë pjesë në Liga Lujanense, një nga kampionatet lokale të zonës së Buenos Airesit.