Arian Çani: Në spitalet COVID s’ka më vende, pacientët përpëliten në ambulanca


Arian Çani: Në spitalet COVID s’ka më vende, pacientët përpëliten në ambulanca

22:43 20/11/2020

Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, në hyrje të emisionit të sotëm ka treguar një realitet të parë nga vetë ai në spitalet COVID.

https://www.youtube.com/watch?v=ffudTQjIpOY&feature=youtu.be

Çani tregoi se në spitalet COVID1 dhe COVID2 nuk ka më vende të lira dhe pacientët rrinë nëpër ambulancat dhe përpëliten në korridore.

Më tej drejtuesi i “Zonë e Lirë” shtoi se askush nuk duhet të ketë panik, pasi COVID do bëjë punën e tij dhe pritet një valë dhe më e rëndë se tani.

Jam vetë dëshmitar, nuk ka më vende në spital tek COVID1 dhe COVID2 , bëhet nami i zi. Njerëzit e sëmurë përpëliten në ambulanca, pastaj në korridore dhe kanë hapur kravatë portativ nëpër urgjenca është nami i zi.

Nuk kuptohet pse COVID3 dhe COVID4 që janë të sterilizuara nuk po hapen, por kjo tregon se do jetë një valë e tmerrshme COVID-i. Por kjo nuk do të thotë  që të kemi panik, të gjithë do të vdesim por kjo nuk është se duhet të mërzitemi, se e rëndësishme është të vdesim me radhë”, tha Çani./tvklan.al






Të ngjashme