Ariana Grande: Dhimbjet e mia janë shumë të mëdha
Këngëtarja Ariana Grande, së fundmi ka informuar fansat se ajo është duke kaluar disa probleme shëndetësore. Për shkak të kësaj gjendjeje, Ariana mund të detyrohet të anulojë koncertet e saj për turneun botëror.
26-vjeçarja përmes disa postimeve, të publikuara në Instagram ka treguar se ka dhimbje të mëdha koke dhe fyti.
“Dhimbjet e mia janë shumë të mëdha dhe e kam shumë të vështirë të marr frymë gjatë shfaqjeve. Unë thjesht nuk e di çfarë po ndodh me trupin tim tani dhe dua ta kuptoj. Po konsultohem me mjekun, por kam frikë, se nuk e kuptoj pse nuk po përmirësohem sepse kanë kaluar mbi tre javë që ndodhem në këtë gjendje. Ndoshta do më duhet të anuloj disa nga koncertet”./tvklan.al