Ariana Grande hap “Coachella”


Ariana Grande hap “Coachella”

22:36 04/01/2019

Këngëtarja Ariana Grande do të hapë festivalin më të madh që mbahet në SHBA “Coachella”. 25- vjeçarja është e katërta këngëtare femër që do të hapë këtë festival, por gjithashtu dhe artistja më e re.

Coachella do të zhvillohet në dy fundjava, më 12-14 Prill dhe 19-21 Prill. Këngëtarë të tjerë si Childish Gambino e Tame Impalado do ti bashkohen Arianës, për të ndezur atmosferën.

I cilësuar si një nga festivalet më të famshme dhe më fititimprurëse në SHBA, ai mbledh artistët më të mirë. Të rinj nga e gjithë bota marrin pjesë, me veshjet nga më të ndryshmet, plot ngjyra, duke thyer çdo vit rekord pjesëmarrësish dhe fitimesh. Në vitin 2018 Cochella u ndoq nga 250 mijë njerëz dhe siguroi 114.6 milion Dollarë fitime.

Klan Plus






Të ngjashme