Arilena Ara zbulon titullin e këngës pjesëmarrëse në Eurovizion
Këngëtarja mjaft e njohur dhe e dashur nga publiku, Arilena Ara ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, se versioni në Eurovizion i këngës “Shaj” do të mbajë titullin “Fall From The Sky”, ose në shqip “Bie nga qielli”.
Kënga ende nuk është publikuar në kanalizin zyrtar të “Eurovision”, ndërsa mbetet të presim për të dëgjuar versionin anglisht të këngës.
Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë, në gjysmëfinalen e dytë të Konkursit të Këngës “Eurovizion 2020”, në Roterdam. /tvklan.al