13:25 23/12/2013Aktorja 38- vjeçare, Kate Winslet dhe bashkeshorti i saj Ned RocknRoll, kanë vendosur që djali i tyre i sapolindur të quhet Bear, emri i të cilit në shqip përkthehet Ari.
Gazeta “The Sun” thotë se ata e adhurojnë djalin e tyre dhe ndihen të plotësuar tani me emrin e vendosur, Ariu.
Ndoshta ylli i “Titanikut” kishte qënë e etur që fëmijës së saj të tretë t’i vinte emrin, Ari. Dy fëmijët e tjerë mbajnë emra të trashëguar nga familja.
Sidoqoftë, Kate është i vetmi person në botën VIP që ka vendosur ta quajë djalin e saj Ariu.
Winslet është e kënaqur edhe nga komentet shumë pozitive në rrjetet sociale.