“Arjana e puthi Saimirin para jush”, Suela dhe Enxhëll: Ajo le ta hajë fare

Suela dhe Enxhëll

“Arjana e puthi Saimirin para jush”, Suela dhe Enxhëll: Ajo le ta hajë fare

18:45 08/12/2020

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta, teksa Saimiri zhvilloi dy takime të gjata, me Suelën  dhe Enxhëllin.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Suela ka folur për ndjesitë e takimit të saj me 33-vjeçarin, teksa shprehet se u ndje e veçantë.

“U ndjeva shumë e veçantë se pashë një vend tjetër, ishte një kantinë vere…e kam thënë për verën që më pëlqen. Më shumë pimë pas kamerave por s’ka problem se do pimë herës tjetër para kamerave. Pjesa e party-t ishte pjesa më e sikletshme”, ka thënë Suela.

Ndërkohë ajo është pyetur edhe për takimin e Enxhëllit me Saimirin, teksa dy vajzat janë bërë shoqe me njëra-tjetrën.

“Mu bë shumë qejfi. Edhe po e mori ajo Saimirin prap do më bëhej qejfi, se më të mirën do marri”, ka thënë ajo.

Enxhëll gjithashtu ka folur në prezencë të Suelës për takimin e saj, teksa ka theksuar se nuk i pëlqen puthja që në takim të parë.

“U ndjeva shumë komode, kishte emocion, familjaritet, romancë, ishte si një film mund ta quaj. Më duket sikur e njoh më mirë Saimirin nga ai takim. Diçka ka ndryshuar tek unë.  Nuk do puthja që në takim të parë. S’ka lidhje paragjykimi, është diçka me të ndjerë”, ka thënë ajo.

Gazetarja Xhesi Muçaj u është drejtuar vajzave duke u thënë se Arjana  e puthi para të dyjave edhe pse s’ka pasur ende takim me të.

“Ajo le ta hajë fare. Në qoftë se ka qejf s’ka gjë, çdo gjë me dëshirë është”, është shprehur Suela, ndërkohë që Enxhëll tha “ajo le ta bëjë”./tvklan.al






Të ngjashme