
Arkëtari i Vatikanit akuzohet për krime seksuale
Arkëtari i Vatikanit dhe figura më e lartë katolike e Australisë, kardinali George Pell, u akuzua për krime seksuale në Australi. “
Kardinali Pell përballet me akuza të shumëfishta dhe ankuesit janë të shumtë”
, tha policia në shtetin Viktoria. Policia tha se ka ngritur akuzat, pasi mori këshilla nga prokurorët.
Pell, i cili ka selinë në Vatikan, i mohoi akuzat. Kisha tha përmes një deklarate se Pell do të kthehet në Australi, sa më shpejt që të jetë e mundur, “
për të pastruar emrin e tij”
.
Kardinali Pell nuk është vetëm kleriku më i lartë i Australisë, por edhe një nga zyrtarët më të lartë në botën katolike.
Për dy dekada ai ka qenë figurë kryesore në debatin e Kishës për çështjet si homoseksualiteti dhe AIDS-i./REL