Arlind Ajeti debuton te Torino


Arlind Ajeti debuton te Torino

14:22 30/11/2016

Arlind Ajeti bëri debutimin me Torino. Mbrojtësi i Kombëtares priti gjatë por në sfidën e fituar 4 – 0 në Kupën e Italisë me Pisa. Ajeti luajti për 120 minuta dhe paraqitja e tij u vlerësua mesatarisht me notën 6.

Përveç dyluftimeve me Edgar Çanin, i cili ishte edhe kapiten i Pisa, vuri në provë edhe portierin Samir Ujkani.

Trajneri Sinisa Mihajlovic edhe pse kritikoi paraqitjen e lojtarëve të tij gjatë pjesës së parë nuk ngarkoi me përgjegjësi shumë Arlind Ajetin, pasi kishte kohë që nuk zhvillonte një takim.

Ndeshja e fundit zyrtare e Ajetit ishte me Kombëtaren, në fitoren 1 – 0 me Rumaninë në finalet e Euro 2016. Një kohë e gjatë për 23-vjeçarin, i cili u ndal edhe nga një dëmtim që e mbajti disa javë larg fushave./TV KLAN






Të ngjashme