Arlind Ajeti kthehet në Zvicër
Arlind Ajeti është rikthyer në Zvicër, por jo te Bazeli ku u formua si lojtar dhe nisi karrierën. Mbrojtësi i Kombëtares do të luajë për Grasshoper të Zyrihut.
Ajeti firmosi një marrëveshje 2-vjeçare. Te Grasshoper luan edhe Bujar Lika, një nga prurjet e fundit në Kombëtare.
Arlind Ajeti nuk arriti të integrohej në futbollin italian ku luajti për Frozinonen, Torinon dhe Krotonen.
Tv Klan