Arlind Ajeti në planet e Bolognas
Bologna po studion mundësitë për tu përforcuar gjatë merkatos së verës. Një nga idetë e fundit është Arlind Ajeti, i cili është nën kontratë me Torinon ku nuk po gjen shumë hapësira.
Sipas
“Corriere dello Sport”
qendërmbrojtësi shqiptar mund të jetë një alternativë. Bologna është interesuar më parë edhe për një tjetër lojtar të Kombëtares, Ledian Memushajn. Merkato hapet zyrtarisht më 1 korrik dhe ekipet kanë kohë për të vendosur.
Arlind Ajeti është pjesë e Serie A prej nëntorit të 2015 kur firmosi me Frosinone. Dëmtimet kushtëzuan paraqitjen e tij në sezonin e fundit me Torino, por nuk munguan edhe gabimet që ndikuan në vendimin e trajnerit Mihajloviç për ta mbajtur në stol. Arlind Ajeti u aktivizua në total në 5 ndeshje me skuadrën e tij.
/Tv Klan