Arlind Ajeti nis mirë aventurën e tij te Torino


Arlind Ajeti nis mirë aventurën e tij te Torino

16:16 18/07/2016

Priti gjatë për të vendosur të ardhmen e tij. Megjithë ofertat e shumta, Arlind Ajeti vendosi të luajë për Torinon duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe ky vendim duket se ka rezultuar e gjetur.

Aventura e mbrojtësit të kombëtares me skuadrën ‘Granada’ ka nisur në mënyrën më të mirë, teksa lojtari duket se ka fituar menjëherë besimin e trajnerit Sinisha Mihajloviç.

Konfirmimi për këtë ishte ndeshja e fundit miqësore që Torino fitoi me rezultatin e thellë 13-0 kundër formacionit amator të Olympic Morbegno.

Me numrin 93 në shpinë, Arlind Ajeti zbriti në fushë si titullar.

Ai e nisi ndeshjen në qendër të mbrojtjes, roli natyral i tij, teksa ndihmoi ekipin në golin e parë të miqësores.

Më pas, Mihajloviç i ndryshoi pozicionin gjatë sfidës, duke e provuar mbrojtësin shqiptar edhe në krahun e djathtë të repartit difensiv.

Tv Klan






Të ngjashme