Arlind Ajeti rikthehet në stërvitje


Arlind Ajeti rikthehet në stërvitje

20:29 11/10/2016

Arlind Ajeti është kthyer në stërvitje me grupin. Mbrojtësi shqiptar i Torinos e kaloi përfundimisht dëmtimin dhe është gati për trajnerin Mihajloviç.

Lëndimi e la disa javë larg fushave dhe debutimit me skuadrën granata ku u transferua gjatë merkatos së verës.

Riaftësimi i Arlind Ajetit është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren që do të ketë një tjetër mundësi në qendër të mbrojtjes për takimin e 12 nëntorit me Izraelin në Shkodër./ tvklan.al

 

 






Të ngjashme