Armaldo Kllogjeri përballë Don Jose
“Është një pasaportë diplomatike, kështu është edhe roli i Don Jose, duke qenë se janë të paktë ata që performojnë këto rolë kaq të bukura dhe kaq të vështira, kuptohet që ka një vlerë shumë të madhe nga pesha vokale”.
Armaldo Kllogjeri e interpretoi Don Jose-n për herë të parë. Teknika dhe pjekuria artistike i mundësoi interpretimin e një personazhi që mban peshën kryesore vokale në të famshmen “Carmen”.
“Është vetëm fillimi i hapave të mi në këtë vepër. Ajo do të vijë drejt pjekjes vokale, drejt një lirshmërie nga ana regjisoriale pasi koha që në jemi përgatitur për këtë premierë të paktën për mua ka qenë relativisht e shkurtër”.
Atë çfarë kërkon “Don Jose” është drama si emocionalisht dhe vokalisht që duhet të përcjellë tenori që nga akti i dytë deri në të katërtin.
“Kam pak vështirësi pasi nuk janë nota shumë të ulëta apo shumë të larta, janë disa nota që në i quajmë medio-akute të cilat duhen realizuar shumë mirë teknikisht dhe duhen mbështetur shumë mirë për t’i dhënë emocionin e duhur. Dhe nuk duhet të ulërasin, por të këndojnë mbi frymë”.
Me herët Armaldo Kllogjeri është interpretues i disa roleve dramatike si në operën “Turandot”, “
Andrea Chénier” apo “Il Tabarro”. “Carmen” ishte një emocion i pa përftuar më parë.
“Sinqeriteti që ai krijon në marrëdhënien me Carmenin, për dashurinë që ai ka për Carmenin, kurse mua më duket pak e shtirur dashuria e Carmenit ndaj Don Jose”.
Roli i radhës? Në mendje nuk ka një emër. Ai ende po jeton me emocionet e “Carmen” kryeveprës që u ngjit në Pallatin e Kongreseve para një publiku jo korrekt, kur bëhet fjalë për të respektuar orën 19:00 të fillimit të shfaqjes, apo një pjesë edhe më të papërgjegjshme që hyn në sallë kur opera është drejt mbylljes së aktit të parë duke shkaktuar zhurma dhe bezdisur atë publik që shfaqjen e quan të shenjtë.
Tv Klan