Armand Duka flet për familjen: Asnjëri nga fëmijët s’ka interes për biznesin (Video)


Armand Duka flet për familjen: Asnjëri nga fëmijët s’ka interes për biznesin (Video)

19:00 20/11/2018

Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë në panelet televizive apo intervista teksa flet për futbollin apo sipërmarrjet e tij. Por sot, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan presidenti i FSHF Armand Duka na tregoi më tepër për familjen e tij.

Pavarsisht bizneseve të shumta familjare, Duka tregon se as Lori dhe as Kleiti nuk janë të interesuar për biznesin. Madje ai shton se vajza e ka problem kur i thonë se është vajza e tij pasi do që të krijojë personalitetin e saj.

https://youtu.be/FMyqaOEJtiQ?t=24m9s

“Fëmijët tashmë janë rritur, Lori është 23 vjeç, ka përfunduar një Fakultet “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe ka nisur një të dytë në “Drejtësi”. Ndërsa Kleiti studion “Shkenca Kompjuterike”, është akoma në vit të dytë. Me sa shoh fëmijët nuk janë të interesuar për biznesin. Vajza me sa shoh e ka problem po t’i thuash që je vajza e filianit apo mbesa e filanit, ajo do të krijojë personalitetin e vet dhe nuk ka dëshirë të merret me bizneset tona. Tek Kleiti nuk shoh akoma ambiciet reale të tij se çfarë do të bëjë në jetë, por as ai nuk është i interesuar për biznesin. Nëse do më pyesnin mua do doja të bënin eksperienca në kompani apo organizata të tjera për të fituar eksperiencë sepse brenda biznesit të tyre do ta kenë të vështirë. Suela është ime shoqe dhe është me profesion mjeke”,

rrëfeu Duka.

/tvklan.al

 






Të ngjashme