Armando Cungu nis punën te Kukësi


Armando Cungu nis punën te Kukësi

19:38 14/07/2018

Armando Cungu nisi të shtunën punën me Kukësin. Trajneri shkodran zëvendësoi Peter Pacult, me të cilin u nda të premten, pasi nuk i rinovoi kontratën. Ky është një rikthim për Armando Cungun, i cili e drejtoi Kukësin disa vite më parë.

Të martën Kukësi do të luajë ndeshjen e kthimit me Valletta në Maltë, ndërsa sfida e parë në Shkodër përfundoi pa gola. Detyra e parë e trajnerit të ri është kalimi në turin e dytë të Champions League.

“Patjetër që pretendojmë kualifikimin. Mundësitë janë. Besim kam te djemtë edhe te klubi”.

Me Armando Cungun, Kukësi mbërriti deri në fazën play off të Europa League në sezonin 2013-2014.

Tv Klan






Të ngjashme