Armando Sadiku shënon në Europa League
Armando Sadiku shënoi një gol të jashtëzakonshëm në Europa League, por kjo nuk i shërbeu Zurich të largohej me pikë nga fusha e Villarreal, pasi skuadra spanjolle fitoi me rezultatin 2 – 1.
Pas këtij goli, pari për Sadikun në fazën e grupeve pranoi për mediat se ishte i lumtur për këtë fakt dhe se nuk mendon për merkaton.
Në fushë gjatë të gjithë kohës ishte edhe Burim Kukeli. Qarabag i Ansi Agollit barazoi 2 – 2 me Slovan Liberec, ndërsa Viktoria Plzen e Ergys Kaçes e mbylli me rezultatin 1 – 1 takimin me Roma.
Befasi edhe për një pretendet për trofeun si Manchester United, që pavarësisht yjeve në grup u mund 1 – 0 nga Feyenoord në Roterdam.
Inter vijon të zhgënjejë duke u mundur në Europë, 2 – 0 nga skuadra izraelite Hapoel Be’er Sheva. I vetmi ekip italian që mori një fitore në takimet e para të fazës së grupeve ishte Sassuolo, 3 – 0 me Athletic Bilbao. Europa League zhvilloi të enjten 24 ndeshje. /TV KLAN