Armando Sadiku zëvendësohet nga Edgar Çani
Armando Sadiku do të jetë një tjetër mungesë në sulmin e kombëtares për dy ndeshjet e radhës me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.
Sulmuesi i Zurich nuk ia doli të jetë gati për dy takimet e radhës të kualifikueseve të botërorit. Kontrollet mjekësore të fundit nuk shfaqën përmirësime dhe futbollisti duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje. Në vend të Armando Sadikut do të ketë një rikthim, ai i Edgar Çanit.
Ky përforcim vjen pas mungesës edhe të Rei Manajt, i cili u lëndua në kavilje gjatë ndeshjes së kampionatit me skuadrën e Pescara.
Gianni De Biasi përjashtoi alternativën e Shkëlzen Gashit si sulmues krahu dhe tani ka në dispozicion edhe Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin e Azdren Llullakun.
Kombëtarja ndodhet në Vaduz prej ditës së hënë ku po përgatit përballjen me Lihtenshtejnin, që do të luhet të enjten. Në këtë përballje synohet fitorja për të shkuar më të qetë në ndeshjen së dielën me Spanjën në Shkodër. / TV KLAN