Armando Sadikun e do një klub i serisë A
Armando Sadiku është pranë kalimit në Serinë A. E thotë për mediat italiane, menaxheri i tij Dino Lamberti, që pohon se “kemi vendosur kontakte me një klub të Serisë A, duke diskutuar transferimin e mundshëm të Sadikut në Itali”.
Lamberti nuk sqaron se për cilin klub bëhet fjalë, por më parë është folur për një interesim të fortë të Sampdorias për lojtarin e kombëtares shqiptare.
Vetëm 25 vjeç dhe me cilësi të mëdha përpara portës, Sadiku është kthyer papritmas në një nga sulmuesit më të kërkuar të Europës.
Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm të Shqipërisë në një Europian dhe ky gol solli fitoren e parë historike të kombëtares.
Pas një karriere të nisur në nivele modeste në futbollin shqiptar, ai kaloi probleme të mëdha fizike dhe teknike në Zvicër.
Gjithësesi, sezoni i kaluar ishte ai që ndryshoi gjithçka, pasi Sadiku u konfirmua si një nga shënuesit më të rëndësishëm të Superligës zvicerane, dhe u bë sulmuesi kryesor i ekipit tonë përfaqësues.
Tv Klan