Armando Sadikut “Qytetar Nderi” i Elbasanit
Këshilli Bashkiak në Elbasan miratoi propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, Armando Sadikut. Propozimi u bë nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini dhe u miratua unanimisht nga të gjithë këshilltarët.
Në argumentimin e propozimit të tij, kreu i bashkisë së Elbasanit u shpreh se Armando Sadiku është një nga futbollistët më të shquar të ekipit kombëtar që kontribuoi për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.
Gjithashtu ai spikati si futbollist edhe në grupet e Euro 2016 dhe falë golit të tij Shqipëria arriti fitoren ndaj Rumanisë dhe u prezantua me dinjitet në këto finale.
Për gjithë kontributet e lartësimit të futbollit shqiptar dhe si njeriu që çoi në peshë zemrat e gjithë shqiptarëve në këto eliminatore, Sadiku është konsideruar si krenari e këtij qyteti. Njëkohësisht ai është edhe qytetari më i ri që mban një titull të tillë. /TV KLAN