Armatimi i kapur në Tropojë (16 Shtator 1999)
Policia sekuestron pas kontrollit një arsenal të vërtetë armësh të rënda. Dje në fshatin Papaj të rrethit të Tropojës uniformat blu të këtij komisariati të komanduara nga kolonel Gani Malushi kanë ushtruar kontroll. Si rezultat i tij janë gjetur në shtëpitë e fshatarëve dhe janë sekuestruar një pushkeë model 36, një mitraloz i lehtë, nje granatahedhës si dhe një pushkë gjermane dhe janë grumbulluar 6050 fishekë të kalibrit të ndryshëm.
Forca e ligjut mesa duket ka filluar të ndihet dhe në fshatrat e këtij rrethi i vetmi deri para ndërhyrjes së forcave speciale që nuk kontrollohen nga digasteri qëndror blu. Sipas burimeve të policise të Tropojës operacione të këtij lloji do të vazhdojn[ për gjetjen dhe sekuestrimi e armatimeve të depove të ushtrisë gjatë trazirave të njohura të verës të 1997-ës.
Vizita e Kryeministrit Majko në Bajram Curri pak ditë më parë me një pjesë të kabinetit dhe Ministrit Poçi, ndoshta kanë kthyer vëmendjen e shtetit ndaj problemeve të shumta që ka ky rreth. /tvklan.al