Armë dhe fishekë në banesë, në pranga 1 person
Një person ka rënë në pranga nga Policia e Lezhës për armëmbajtje pa leje. Sipas një njoftimi për mediat, uniformat blu kanë bërë të ditur se N.P. mbante në banesë 1 kallashnikov, 2 krehëra me 54 fishekë si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.
Arrestimi i këtij personi u bë në kuadër të planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërinë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. P., banues në Kallmet”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al