Armëmbajtje pa leje, shërbim prove për “Ballist Morinën”


Armëmbajtje pa leje, shërbim prove për “Ballist Morinën”

15:42 15/07/2016

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg Ismail Morinën, i njohur ndryshe si “Ballist Morina”, personi cili ngriti me dron flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Ai akuzohej për armëmbajtje pa leje. Por togat e zeza kanë  vendosur që dënimi me burg t’i konvertohet në shërbim prove. Ismail Morina u arrestua në datën 7 tetor të vitit të kaluar, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do luhej në “Elbasan Arena”.

Në makinën me të cilën udhëtonte policia gjeti një pistoletë dhe 30 fishekë. Gjithashtu iu gjeten edhe 36 bileta të asaj ndeshje.

Morina deklaroi se e mbante armën për vetëmbrojte pas ngjarjeve të Beogradit, pasi kishte marrë disa kërcënime për jetën. Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit e lanë në burg, por Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

TV KLAN

 






Të ngjashme