“Armëpushim” në Berlin 


“Armëpushim” në Berlin 

18:46 18/06/2018

Ndërsa pritej rrëzimi nga pushteti i Kancelares Merkel, është arritur një armëpushim dy javor me Ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, në mënyrë që Kancelarja të gjejë konsensus për një plan të ri për refugjatët me homologët evropianë, në samitin e 28 Qershorit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se pasi të zhvillojë bisedime me shtetet e tjera evropiane në Bruksel për çështjet e emigracionit, ajo do të raportojë në partinë e saj kristiandemokrate më 1 Korrik.

Merkel tha para pak minutash se ajo nuk dëshiron të shohë Gjermaninë në mënyrë të njëanshme që t’i kthejë emigrantët në kufi, siç tha Ministri i Brendshëm. Të martën, Merkel do të diskutojë për refugjatët dhe negociatat me Shqipërinë në Berlin me presidentin francez Emmanuel Macron.

Klan Plus






Të ngjashme