Arratisja spektakolare e tre të burgosurve shqiptarë, arrestohet njëri prej tyre
Policia italiane në Milano arrestoi një nga tre të burgosurit shqiptarë, që tetorin e kaluar u arratisën nga burgu i Rebibbia në Romë. Mediat italiane ende nuk e japin emrin e shqiptarit të arrestuar.
Ngjarja
Shqiptarët që u arratisën në tetor të 2016 janë: Mikel Hasanbelli, 36 – vjeç, i dënuar për shfrytëzimi prostitucioni, Tesi Basho 36 – vjeç i dënuar për vrasje dhe Ilir Pere 40 – vjeç, për tentativë vrasje.
Ata kanë prerë hekurat e dritares se qelisë me sharrë, më pas kanë formuar një litar me çarçafë dhe janë larguar. Një ndihmë për planit e tyre ka qenë edhe ardhja e papritur e disa të burgosurve nga një burg tjetër. Këta të fundit u shpërngulën pasi rrezikoheshin nga tërmeti që goditi Italinë qëndrore, në atë kohë./ tvklan.al