“Arrest me burg” për 4 terroristët


“Arrest me burg” për 4 terroristët

10:05 14/03/2014 terroristetGjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi si të ligjshme arrestimet e 4 të pandehurve Astrit Tola, Verdi Morava, Orion Reçi dhe Edmond Balla. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë mbajtën të rrethuan gjithë territorin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Dhjetëra besimtarë myslimanë janë mbledhur sot në mengjes para gjykatës në mbeshtetje të të pandehurve. Dje po kjo gjykatë la në arrest me burg 4 të arrestuarit Bajram Hysa, Genc Balla, Zeqir Imeri dhe Fadil Muslimani. Ata nuk e pranuan se rekrutimi i luftetarëve për në Siri është një vepër penale, e aq më shumë terrorizëm, scic shkruhet në akuzë. Duke arsyetuar mbi atë që ndodhi në Siri, të dyshuarit i cilësuan veprimet e tyre të drejta, madje një detyrim të çdo besimtari mysliman. Përballë akuzave për terrorizëm, 4 të arrestuarit që u paraqitën dje në gjykatë nuk pranuan të marrin avokat. Ata thanë se i mbron Allahu, se rruga që ndjekin është e drejtë.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë nisur dhe denoncimet e para nga persona që kërkojnë familjarët e tyre të dërguar ne Siri. Rasti më i fundit është ai i një personi nga Shkodra i cili ka denoncuar në emër Imamin e vetëshpallur të xhamisë pranë Unazës së Re, Genci Ballën se i ka rekrutuar gruan dhe djalin për luftën e xhihadit.





Të ngjashme