“Arrest me Burg” për burrin që vrau gruan
Namik Velaj i akuzuar se vrau gruan e tij rreth një vit më parë në Fier ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për 76-vjeçarin është caktuar masa e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.
Sipas prokurorisë i moshuari ka mbytur bashkëshorten e tij dhe me pas ai e ka lajmëruar atë si vdekje natyrale. Por të afërm të viktimës bënë një kallëzim në polici dhe u faktua se 76-vejçari kishte mbytur gruan.
Tv Klan