Arrest me burg për Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën


Arrest me burg për Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën

17:29 11/06/2016

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën arrest me burg për Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën. Të mërkurën, këta dy persona dyshohet se qëlluan mbi katër oficerë policie, të cilët ishin në shërbim dhe po i survejonin, pas ngjarjeve të fundit në Elbasan. Mbi këta persona është ngritur akuza e vrasjes së policit, e mbetur në tentativë.

Ndërsa për Ambri Sinakollin, Fiqeret Meçën, Kastriot Peqinin, Serxho Hakiljan, Jetmir Shehun është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, me afat 1 muaj. Kjo periudhë do t’i shërbejë Prokurorisë për të përcaktuar nëse edhe këta persona kanë qëlluar mbi policinë. Pasi nga hetimet paraprake, rezulton se, ata kanë penguar zbardhjen e të vërtetës.

Në seancë, avokati ka kërkuar rrëzimin e akuzave, pasi klientët e tij nuk i kanë njohur, sepse efektivët nuk kanë patur shenja dalluese që ishin punonjës të policisë.

Ndërkohë për Ardian Capjan, seanca e caktimit të masës së sigurisë do të zhvillohet të dielën. 48 – vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pas problemeve me shëndetin.

Ngjarja e tre ditëve më parë vuri në alarm Policinë e Shtetit, duke qenë se punonjësit e policisë u gjendën nën breshërinë e armëve. Në një aksion të RENEA -s dhe FNSH -së u bë i mundur ndalimi i 8 personave.

Tv Klan






Të ngjashme