“Arrest me burg” për ish – Kryebashkiakun e Përrenjasit
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg”, për ish – Kryetarin e Bashkisë Përrenjas, Bajazit Karriqi.
Ish – Kryebashkiaku akuzohet për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumentave”.
Masa e sigurisë është zbatuar nga forcat e Policisë së Shtetit.
Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi ka falsifikuar dokumentat e punësimit të rreth 12 personave, në kohën që po largohej nga detyra, gjatë verës së vitit 2015./tvklan.al