Arrest me burg për Martin Shkrelin


Arrest me burg për Martin Shkrelin

17:22 14/09/2017

Pasi u konsiderua si njeriu më i urryer në Amerikë, shqiptaro-amerikani Martin Shkreli mban aktualisht statusin e një personi të rrezikshëm. E gjithë kjo pas provokimeve në rrjetin social Facebook ku 34- vjeçari ofroi 5 mijë dollarë për këdo që i shkul një tufë flokësh Hillary Clinton.

Një gjykatë në New York e konsideroi këtë veprim si nxitje për sulm dhe kërkoi arrest me burg për ish kreun e një kompanie farmaceutike.

Të mërkurën në mëngjes, Shkreli iu drejtua gjykatës me një notë pendese për sjelljen e tij, duke thënë se nuk ishte njeri i dhunshëm”.

Gjykata u përgjigj duke i thënë se duhet të kërkojë falje pranë qeverisë amerikane, shërbimeve sekrete dhe vetë zonjës Clinton.

Përtej ngjarjes së fundit, Shkreli rrezikon të dënohet me 20 vjet heqje lirie, pasi një gjykatë në Bruklin e gjet fajtor për mashtrim financiar dhe keqmenaxhim e të dy fondeve të investimeve.

34- vjeçari me origjinë shqiptare, bëri bujë në të gjithë globin kur në vitin 2015, kompania e tij farmaceutike rriti çmimin e një medikamenti të përdorur nga të sëmurët me AIDS, nga 13.50 $  për pilulë në 750$.

Ai akuzohet për zbatimin e një skeme mashtruese ku paratë e fituara nga medikamenti Retrophin u përdoren për të paguar borxhet, e kompanisë së tij, e cila kishte shënuar humbje në miliona dollarë.

Tv Klan






Të ngjashme