Arrest me burg për Zv/Drejtorin e Burgjeve
Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Zëvendësdrejtorin e Burgjeve, Iljaz Labi dhe dy biznesmenë. Këta persona kishin ngritur një skemë, ku paracaktonin mes tyre, fituesit e tenderave, sa i takon furnizimeve me ushqime në burgje.
Togat e zeza e kanë cilësuar si të ligjshëm dhe të bazuar në prova arrestimin e dy administratorëve të firmave, Elidjan Laskaj dhe Shemsi Sinani, duke caktuar për ta masën e “arrestit me burg”.
Ndërsa për dy të akuzuarit e tjerë, Ylber Kalaja dhe Nexhmi Balla u vendos “arrest shtëpie”.
Këta persona kanë paguar tek Iljaz Labi 2 milionë lekë të reja rryshfet, që kompanitë e tyre të fitonin tenderat. Prokuroria, nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe një hetimi disa mujor, faktoi aferën korruptive.
Tv Klan