“Arrest shtëpie” për Mariglen Matohitin
Ai akuzohet se morri pjesë në atentatin ndaj Andon Dhimës
Me kërkesë të Prokurorisë së Apelit, togat e zeza të kryeqytetit kanë zbutur masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Mariglen Matohitin.
Ky i fundit u arrestua nga Policia e Tiranës me 21 tetor si bashkëpunëtor në atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima.
Sipas prokurorisë nuk ka patur prova që të implikonin të riun si i përfshirë në atentatin ndaj Dhimës.
Në shtëpinë e Matohitit policia gjeti armën që do përdorej në krim dhe disa sende të tjera.
Ndërkohë në burg me masë të pandryshuar vijojnë të jenë 3 të arrestuarit e tjerë: Grid Leno, Albin Hoxha dhe Enea Hoxha.
Tv Klan