Arrest shtëpie për Vehbi Alimuçën (2 Dhjetor 1999)
Arrest shtëpie për Vehbi Alimuçën. Kështu ka vendosur sot trupi gjykues i kryesuar nga Gjin Gjoni. Alimuça nuk ka të drejtë të largohet nga banesa e tij dhe territori i Republikës deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Shkallës së Parë për akuzën e mashtrimit me shuma parash të mëdha dhe krijimin e bandave të armatosur. Trupi gjykues i kësaj çeshtje e kishte shtyrë disa herë vendimin për ndryshimin e masës së arrestit për shkak se nuk kishin arritur një konsensus për këtë çeshtje.
I është ndryshuar masa e arrestit dhe një të pandehuri tjetër i cili gjykohet në të njëjtin proces me Alimuçën. Sipas vendimit të sotëm palët mund të ankohen brenda 10 ditëve për ndryshimin e vendimit. Sipas dispozitave ligjore në fuqi prokurori i çeshtjes ka të drejtë vetëm një herë të kërkojë zgjatjen e periudhës së paraburgimit dhe vetëm me një muaj. Ndërkohë që trupi gjykues i kësaj dosje ka marrë parasysh dhe gjendjen shëndetësore të të pandehurit Alimuça për të arritur në vendimine sotëm.
Sipas tij do të ndryshonte masa e arrestit nëse ai shkel ndonjë prej pikave të vendimit të trupit gjykues kryesuar nga Prokurori Gjin Gjoni. I është kërkuar prokurorit të çeshtjes Ajaz Gjeta me vazhdimin e paraqitjes së provave të tjera shkresore të cilat do të administrohen në këtë dosje. Prokurori ka paraqitur një kontratë e cila ishte e përkthyer ndaj pala mbrojtëse ka kërkuar paraqitjen e përkthyesve.
Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për ditën e Hënë dhe thirrjen e përkthyesve për të dëshmuar rreth dokumentave të përkthyera prej tyre./tvklan.al